Art&Argëtim

As temina, as pupla, thurjet me rruaza janë fiksimi i ri i sezonit

11 Qershor 2019, 11:56 Nga DOSJA
As temina, as pupla, thurjet me rruaza janë fiksimi i ri i sezonit

Me ngjyra dhe me shkëlqim, thurjet me rruaza janë “in” sërish dhe Instagrami e aprovon këtë! Së bashku me guaskat dhe perlat, këto kombinime janë trendi i preferuar për varëset dhe byzylykët, duke hedhur poshtë shprehjen “less is more”.

Rruazat e formave të ndryshme në material plastik dhe në ngjyrat e ylberit janë zgjedhur nga Carolina Bucci për linjën e re të bizhuterive, gjithashtu shumë marka po i përdorin ato në koleksionet e reja si element të ri, të freskët dhe super “cool”.

Kjo tendencë nuk mbetet vetëm te bizhuteritë, jehona e tyre shkon më tej, tek çantat dhe bluzat e çuditshme të thurura me rruaza. Sot është vetëm një rikujtesë, sigurohuni që ta bëni tuajin sa më shpejt për të qenë “on top” këtë verë!

Marrë nga Revista Class 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim rruazat trendi i sezonit rruazat trendi i sezonit

Sondazh

Poll