Art&Argëtim

Përlotet ‘drejtoresha e tatimeve’! Aktorja e Portokallisë preket nga fjalët e bashkëshortit

11 Qershor 2019, 10:59 Nga DOSJA
Përlotet ‘drejtoresha e tatimeve’! Aktorja e Portokallisë

TIRANË– Aktorja e njohur në Portokalli, për rolin e famshëm si ‘drejtoresha e tatimeve’ vite më parë, Delinda Disha ka shpërthyer në lot në studion e Rudina Magjistarit, pas videomesazhit të bashkëshortit. E ftuar në emision, ajo ka marrë dhe djalin e saj të vogël, Dasantinin.

Një ditë plot surpriza për Delindën, por më emocionuesja ishte pjesa në të cilën bashkëshorti i saj, Eldoni ka rrëfyer me fjalë zemre dashurinë për aktoren e humorit.

“Doja të thoja disa fjalë për Delin dhe Dasantinin. Dasantini është produkt i dashurisë sonë. Jam shumë i lumtur që kemi këtë familje, e kemi të gjallë me shumë dashuri me shumë lumturi brenda… Deli është një mami e devotshme, eshtë një mami e mrekullueshme, jemi me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin… Ju dua shumë!”- është shprehur bashkëshorti i aktores, Eldoni.

Delinda është emocionuar shumë nga fjalët e gjysmës së saj dhe gjatë gjithë videos, lotët i kanë rrjedhur natyrshëm.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktore në portokalli delinda disha eldoni perlotet aktorja aktore në portokalli delinda disha eldoni perlotet aktorja

Sondazh

Poll