Aktualitet

Iu bë atentat, Redi Balla: Nuk e di kush qëlloi, po merresha me celularin

13 Tetor 2021, 07:13 Nga DOSJA
Iu bë atentat, Redi Balla: Nuk e di kush qëlloi, po merresha me

TIRANË– Redi Balla nuk ka mundur që të shikojë autorët që e plagosën me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. 22-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mori dy plumba në trup nga persona ende të paidentifikuar. Pas ngjarjes ai ka dhënë dhe dëshminë e tij në të cilën është shprehur se kur e qëlluan ishte me celular në dorë dhe nuk mundi që të shihte autorët.

‘Parkova makinën dhe po merresha me celularin. Dikush u afrua dhe qëlloi. S’e pashë autorin, mbulova kokën me duar.

I riu, gjatë natës iu nënshtrua një ndërjyrje kirurgjikale për shkak të plagosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të sekuestrojë kamerat e sigurisë që ndodhen pranë zonës ku ndodhi plagosja. Po ashtu, priten që të merren dëshmitë e miqve dhe familjarëve të 22-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, gjatë pushimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni. Redi Balla ishte nisur drejt mjetit të tij të cilin e kishte lënë të parkuar në zonën e Komunës së Parisit. Ai u qëllua me dy plumba në këmbë nga persona të paidentifikuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atentati te komuna e parisit plagoset redi balla redi balla atentati te komuna e parisit plagoset redi balla redi balla

Sondazh

Poll