Aktualitet

Treguesit e FMN-së, Tabaku: Situata në kufijtë e çmendurisë, qeveria po dështon

13 Tetor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Treguesit e FMN-së, Tabaku: Situata në kufijtë e

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë raportin e FMN-së për situatën e ekonomisë në vend. Tabaku shkruan se qeveria po dështon në menaxhimin dhe në rritjen e të ardhurave në buxhet, te shpenzimet si dhe investimet janë jo eficente. Deputetja e PD-së thotë se borxhi publik do të rritet dhe më tej, si pasojë e rritjes së normave të interesit. Rritja e çmimeve sipas Tabakut, do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhurave të shqiptarëve që do të bien nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

POSTIMI I TABAKUT:

Simptomat e një ekonomie në krizë, sipas FMN Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave. Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre. Me pak fjalë #investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë. Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë. Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit. Më e rënde situata me shqiptarët që do të oaguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë! Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP. Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve.

Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh. Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale. Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhruave të shqiptarëve që do të bjerren nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Shqipëria e Ramës është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesionarëve dhe oligarkëve. Kjo nuk është qeveria e qytetarëve por e oligarkëve që abuzojnë në kurrizin dhe nga djersa e qytetarëve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar përmes një deklarate u shpreh se, qeveria shqiptare nuk është treguar transparente për përdorimin e fondeve publike për menaxhimin e këtyre fatkeqësive. Fondi inkurajon KLSH-në të përfundojë dhe të publikojë raportet e auditit për menaxhimin e pandemisë dhe projektin e rindërtimit.

(a.b)dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike fmn jorida tabaku partia demokratike fmn jorida tabaku partia demokratike

Sondazh

Poll