Aktualitet

Hidhnin baste online! Nuk ‘zë’ mend, arrestohet sërish 26-vjeçari në Kuçovë

13 Tetor 2021, 06:55 Nga DOSJA
Hidhnin baste online! Nuk ‘zë’ mend, arrestohet sërish

KUÇOVË – Policia e Kuçovës ka arrestuar ditën e sotme në lagjen Tafil Skëndo”, Kuçovë “dy persona, pasi nëpërmjet internetit vendosin baste sportive online.

Në pranga kanë rënë një 29 vjeçar me iniciale E.H pasi organizonte fshehtas hedhjen e basteve dhe Xh.H., 26 vjeç, i cili ka qënë i akuzuar edhe më parë për këtë gjë. Policia ka sekuestruar 11 tableta, që dy të rinjtë i përdonin për të vendosur bastet online.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër që ushtronin këtë veprimtari. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me AMLF, kanë konstatuar në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan shtetasin Xh.H., 26 vjeç (i dënuar më parë për këtë vepër penale) dhe proceduan penalisht shtetasin E.H., 29 vjeç, të dy banues në Kuçovë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 tableta, të cilat dyshohet se shërbenin për vendosjen e llotove të sportit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kucove hedhje bastesh online kucove lojera fati arrestim ne kucove hedhje bastesh online kucove lojera fati

Sondazh

Poll