Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 13 tetor 2021
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al, shqiptarja.com dhe Balkanweb kanë si lajm kryesor fotot e Redi Ballës, 22-v...
VLORË – Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARRSH) hapi këtë të martë procedurën e prokurimit që ka në objekt ndërtimin e një rruge lidhëse me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës i cili është ende në fazë projekti. Ky i fundit do të zbatohet sipas koncesionit të dhënë pak muaj më parë. Qeveria miratoi në datën 2 qershor kontratën e nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të kompanive Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group sh.p.k për aeroportin e ri.
Fondi limit për ndërtimin e rrugës lidhëse është 267 milionë lekë apo pak më shumë se 2.1 milionë euro. Rruga parashikohet të jetë e kategorisë C 2 sipas standardit 2015, me gjerësi të pjesës asfaltike 9.5 m dhe dy bankina të pa asfaluara me nga 0.75m.
Dokumenti shoqërues i ARRSH sqaron se lidhja e Aeroportit me sistemin rrugor kombëtar merr një rëndësi të madhe për vetë fluksin e udhëtarëve dhe transportit të mallrave të cilët duhet të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe më ekonomike për t’u lidhur me akset kombëtare të vendit dhe destinacionet e kërkuara.
“Për të lidhur aksin rrugor Levan –Tepelene me Aeroportin e Vlorës si varianti më i shkurtër dhe më i përshtatshëm është qe te shfrytëzohet rruga ekzistuese e fshatit Akerni në një gjatësi prej rreth 3 km, e cila kalon në një pjesë të saj në zonë rurale dhe përfundon me një nyje në disnivel në aksin rrugor Levan-Tepelene dhe lidhja me këtë aks te realizohet duke shfrytëzuar rampat ekzistuese te kësaj nyje . Ne projekt duhet te parashikohet lidhja e kësaj rruge me Aeroportin dhe me rrugët ekzistuese të zonës (nyje në nivel /disnivel)” thuhet në dokument. Në të njëjtën ditë ARRSH ka hapur edhe procedurën për të gjetur mbikëqyrësin e projektit.
Aeroporti i Vlorës shtrihet tek ish-aeroporti ushtarak i Mifolit pranë fshatit Akërni, Novoselë, Vlorë. Vendndodhja për aeroportin e ri gjendet pranë Lagunës së Nartës, Kriporja e Vlorës dhe lumit të Vjosës. Nga ana jugore ajo kufizohet me Lagunën e Nartës rreth 5 km në vijë ajrore peizazh i mbrojtur natyror. Nga ana perëndimore kufizohet me vijën bregdetare rreth 6.4 km larg në vijë ajrore.
Ky Aeroport është i treti në vend me koncesion pas Tiranës dhe Kukësit që janë tashmë funksionalë ndërkohë që një tjetër garë është hapur për Aeroportin e Sarandës i cili do të funksionojë si aeroport sezonal.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al, shqiptarja.com dhe Balkanweb kanë si lajm kryesor fotot e Redi Ballës, 22-v...
TIRANË– Redi Balla, 22-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Komunën e Parisit, është mbështetës i ish-kryemin...
TIRANË– Reshje shiu, dëborë në zonat malore dhe pakëz diell, këto janë karakteristikat e ditës së sotme. Moti do të jetë i qëndrueshëm në orët e par...
TIRANË– Plagoset me armë zjarri Redi Balla! Ndërkohë që ndeshja Shqipëri-Poloni ishte në pushim, 22-vjeçari Balla po shkonte drejt makinës së ...
VLORË- Vilson dhe Fatjon Dautaj, babë e bir që u sulmuan me armë zjarri, thika e sende të forta në fshatin Mavrovë të Vlorës, janë lënë në “arrest shtëpie”...
TIRANË– Personi që shihni në fotot e mëposhtme është Redi Balla. 22-vjeçari u qëllua sot me armë zjarri brenda makinës së tij tek zona e Komun...
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Redi Balla, 22-vjeçari që iu bë atentat mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit. Siç shihet e...
TIRANË– Sot në 20:45 do të nisë përballja e ekipit kombëtar të Shqipërisë me atë të Polonisë, një ndeshje që mund t’i vendosë ‘vulën’ rrugëtimit të ‘...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga Dosja.al lidhur me ngjarjen e ndodhur tek Komuna e Parisit. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 22-vjeç...
TIRANË– Policia e Shtetit është kapur zbuluar ndërsa krimi ka goditur sërish. Sapo është dhënë njoftimi e gjithë zona është e mbushur me efektivë si&...