Aktualitet

VIDEO-Atentat në Tiranë, plagoset 22-vjeçari tek Komuna e Parisit

12 Tetor 2021, 20:49 Nga DOSJA
VIDEO-Atentat në Tiranë, plagoset 22-vjeçari tek Komuna e

TIRANË– Plagoset me armë zjarri Redi Balla! Ndërkohë që ndeshja Shqipëri-Poloni ishte në pushim, 22-vjeçari Balla po shkonte drejt makinës së tij, të cilën e kishte parkuar tek zona e Komunës së Parisit. Po pikërisht në këtë moment është shënjestruar duke u goditur nga një breshëri plumbash, nga të cilat mbeti i plagosur po pa rrezik për jetën. Mësohet se i riu ka marrë dy plumba në zonën e kofshës në këmbën e djathtë, si pasojë e breshërisë që vërshoi drejt tij. I riu ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës ku edhe po merr ndihëmën e parë nga mjekët, ndërkohë që e gjithë zona ku ju bë atentat është rrethuar ndërsa ka nisur krehja në zonë për kapjen e autorëve.

Duket se plani ka qenë i mirëmenduar pasi me përfundimin e ndeshjes rrugët e kryeqytetit do të stërmbushen nga mijëra tifozë që do të dalin nga stadiumi duke e bërë më të vështirë identifikimin e tyre. Deri më tani nuk dihet shkaku se përse mund të jetë qëlluar i riu, i cili deri më tani nuk rezulton se ka precedentë penalë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Ora 22:54

DETAJET E PARA/ Të shtënat me armë në Tiranë, qëllohet 1 person

ORA 22:57

PAMJE-EKSKLUZIVE/ Ç’po ndodh tek “Komuna e Parisit”, ka të plagosur

ORA 23:07

LAJM I FUNDIT/ Plagosja tek Komuna e Parisit, del njoftimi i policisë

ORA 23:11

Identifikohet i riu që ra pre e atentatit tek Komuna e Parisit

ORA 23: 30

DETAJE nga atentati/ 22-vjeçari është plagosur në këmbë

ORA 23:55

FOTOT- Ky është Redi Balla që iu bë atentat tek Komuna e Parisit

ORA 00:14

“Unë s’duroj dot të shtëpisë mendon se…”, kush është Redi Balla

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atentat tek komuna e parisit plagoset redi balla redi balla atentat tek komuna e parisit plagoset redi balla redi balla

Sondazh

Poll