Politike

Meta flet për drekën me Berishën: Moment relaksi. Ja pse Rama nuk ishte i surprizuar për vendimin

11 Qershor 2019, 14:30 Nga DOSJA
Meta flet për drekën me Berishën: Moment relaksi. Ja pse Rama nuk

TIRANË- Presidenti i është përgjigjur interesit të medieve, nëse ka qenë në dijeni qeveria për vendimin e tij, pasi kryeministri është shprehur se nuk ishte i surprizuar.

Meta tha se Qeveria ka qenë në dijeni të qëndrimit të për situatën politike në të cilën po kalon vendi, por këshillat e tij nuk janë marrë parasysh.

Kemi pasur një takim në Pallatin e Brigadave para 10 ditëve. Kemi biseduar dhe ai e ka ditur qëndrimin tim se sa i interesuar jam për situatën politike. I takonte atij të propozonte shtyrjen e zgjedhjeve, por nuk e bëri. Kam nxitur për dialog dhe për gjetjen e një date tjetër, por sërish nuk u bë.

Para disa ditësh ai tha në një emision se nuk do të shtyheshin zgjedhjet.

Me Kryeministrin Edi Rama, nuk kam komunikuar më, por kryetarin e Kuvendit e kam telefonuar.

Kjo është arsyeja se përse Rama nuk ka qenë i surprizuar për qëndrimin tim, por unë isha i suprizuar nga reagimi i tij”, – tha ndër të tjera Meta.

Më tej ai ka treguar rreth një dreke me ish-kryeministrin Berisha.

Dreka ime me z.Berisha nuk ishte sekret, dhe nuk janë sekrete. Janë momente relaksi”, – tha Meta.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ne konference meta dreke me berishen ps shkarkon metën sali berisha shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ilir meta ne konference meta dreke me berishen ps shkarkon metën sali berisha shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll