Politike

Meta sfidon Ramën: Zgjedhje nuk ka dhe nuk do të ketë pa dekretin e Presidentit

11 Qershor 2019, 14:40 Nga DOSJA
Meta sfidon Ramën: Zgjedhje nuk ka dhe nuk do të ketë pa dekretin

Presidenti Ilir Meta ka sfiduar sërish qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, lidhur me zgjedhjet lokale.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse ishte vendimi i tij në konflikt interesi për shkak se bashkëshortja e tij është kryetare e një force politike që përfiton në mënyrë direkte nga ky vendim, ai tha se zgjedhjet nuk ka dhe nuk do të ketë pa dekret të PResidentit.

Mos u bëni qesharakë, ju lutem shumë. Në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që shpall zgjedhjet, dhe ky institucion është Presidenti i Republikës. Mos u lodhni kot. Vendimet e tij i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Mund ta çojnë vendimin në Gjykatë Administrative, apo edhe në Gjykatën e Skraparit po të duan.

Zgjedhje nuk ka dhe nuk do të ketë pa dekretin e Presidentit”, – tha Meta.

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë para gazetarëve, pas rezolutës së Partisë Socilaiste për parlamentin dhe thirrjeve se dekreti i tij ishte “nul”. Kreu i shtetit përsëriti sërish se nuk do të ketë zgjedhje lokale. Mesazhet i drejtoi sërish për Bashën, Ramën, Berishën dhe ndërkombëtarët.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ps shkarkon metën shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet edi rama ilir meta ps shkarkon metën shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet

Sondazh

Poll