Politike

Dokumenti/ Shkarkimi i Metës, Ruçi firmos urdhrin: Mocion me debat për presidentin

11 Qershor 2019, 13:08 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur ditën e sotme  urdhrin që i hap rrugën zhvillimit të mocionit me debat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në vendimin e firmosur nga Ruçi caktohet si pikë e 3 e rendit të ditës zhvillimi i mocionit me debat i kërkuar nga Taulant Balla, ku disktimet do të përqendrohen tek dekreti i Metës, me anë të të cilit ai anuloi datën e zgjedhjeve më 30 qershor.

Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore””, thekson urdhrin e firmosur nga PS.

Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti i Republikës ka dhënë argumentet e tij në lidhje me shfuqizimin e dekretit për datën e zjgehdjeve. Partia Socialiste pas këtij vendimi ka marrë nismën për shkarkimin e Metës, duke thënë se ka bërë një akt brutal ndaj kushtetutës. Nga ana tjetër deputetët e PS kanë nisur dhe mbledhjen e firmave dhe kërkojnë një debat në Kuvend për të shteruar argumentet pse Meta duhet të mos qëndrojë më në zyrën e tij. PD-ja nga ana e saj ka marrë vendimin për krijimin e një Aleance Qytetarë për Mbrojtjen e Demokracisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps shkarkon metën ruci firmos urdhrin shtyrja e zgjedhjeve lokale ps shkarkon metën ruci firmos urdhrin shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll