Politike

Anulimi i zgjedhjeve lokale, Meta tregon telefonatën me Bashën: Ai nuk e di, por e kam regjistruar

11 Qershor 2019, 14:22 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve lokale, Meta tregon telefonatën me Bashën: Ai nuk

TIRANË- Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë konferencës para gazetarëve tregoi telefonatën me Bashën, ku tha se i kërkova të ndërpritet mitingu nëse ka akte dhune. Sipas tij, ky vendim nuk ishte për të plotësuar tekat e kryeministrit.

Pyetje: Në ditët e fundit kanë qarkulluar lajme për takime me Bashën dhe Berishën, a kanë ndikuar?

Ilir Meta: Po e shtoj edhe Monikën. Absolutisht! Dëgjova dikë që tha se e kam bërë për t’i shërbyer opozitës. Ndërkohë ai drejton një parti të sapo krijuar. Basha e ka marrë vesh vendimin në orën 7:10 në momentin e fillimit të mitingut. Përmes një telefonte të regjistruar. Basha nuk e di por  është edhe e regjistruar. I kërkova të ndërpritet mitingu nëse ka akte dhune. Ky vendim nuk bëhet për të plotësuar tekat e kryeministrit. Përkundrazi opozita ka çështje mjaft të drejta. Edhe opozita ka tekat e saj në kuptimin e kusheve të caktuara. Unë nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës, apo për të toleruar.

Pyetje: Pse vendosët ta regjistroni bisedën me zotin Basha?

Ilir Meta: Ajo ishte për përgjegjësitë e mia dhe të zotit Basha nëse do kishte probleme në miting.

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë para gazetarëve, pas rezolutës së Partisë Socilaiste për parlamentin dhe thirrjeve se dekreti i tij ishte “nul”. Kreu i shtetit përsëriti sërish se nuk do të ketë zgjedhje lokale. Mesazhet i drejtoi sërish për Bashën, Ramën, Berishën dhe ndërkombëtarët.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ne konference lulzim basha meta telefonate me bashen ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta ne konference lulzim basha meta telefonate me bashen ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll