Art&Argëtim

Si na humbi… Rama kalon nga Netflix në HBO, sugjerimi: Është i paparë!

12 Tetor 2021, 11:27 Nga DOSJA
Si na humbi… Rama kalon nga Netflix në HBO, sugjerimi:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se orët e para të mëngjesit i kalon duke eksploruar prurjet më të mira të platformave online që transmetojnë prodhimet filmike. Mirëpo, së fundmi duket se Rama ka “tradhëtuar” platformën “Netflix” duke kaluar në atë të Home Box Office ose e njohur ndryshe si “HBO”.
Në dalje të ndryshme publike, shkarazi, Rama ka bërë sugjerimet e tij për serialet që duhet t’i shihni me patjetër, por po i orienton në platforma të ndryshme qytetarët.

Thuajse një vit më parë, më 7 tetor, në një konferencë për shtyp me kryediplomaten suedeze, Ann Linde, Rama bëri një sugjerim të “goditur”. I pyetur për ligjin e mediave, numri një i qeverisë tha se gazetarët duhet që të shinin më parë dokumentarin hit në Netflix, ‘Dilema Sociale’, ndërsa shtoi se nuk do e dërgojë më draftin tek Komisioni i Venecias.

Por për çfarë flet “Social dilemma”?

Ekspertët e teknologjisë nga Silicon Valley japin alarmin për ndikimin e rrezikshëm të rrjeteve sociale, të cilat Big Tech i përdorin në përpjekje për të manipuluar dhe ndikuar tek qytetarët. “Dilema Sociale” na tregon se shumë kompani të mediave sociale ia dalin mbanë duke tërhequr sa më shumë vëmendjen tonë, pastaj duke ia shitur atë vëmendje ofertuesve më të lartë. Sipas tyre, nëse nuk paguani për produktin, ju jeni produkti.

Ndërsa së fundmi, vetëm pak ditë më parë, Rama tregoi serialin e radhës që po e mbante të mbërthyer në ekran; Scenes from a Marriage. Por kësaj herë duket se ka kaluar krah drejt rivalit të Netflix. Së fundmi, Rama është bërë një fans i “HBO” vetëm për të ndjekur aktrimin e Jessica Chastain dhe Oscar Isaac, të cilët portretizojnë një çift të martuar në vitin 2014 që tregojnë të shkuarën e marrëdhënies së tyre 10-vjeçare. Mesa duket, sekretet e çiftit i kanë marrë gjithë vëmendjen Ramës, duke e bërë që të mos humbasë as edhe një seri.

PJESË NGA EMISIONI:

Çani: Mos më thuaj që nuk po e sheh Squid Game?

Edi Rama: Nuk po shoh çfarë? Çfarë është?

Çani: Është me vrasje, është i tmerrshëm?

Edi Rama: Shoh por është gjëra e fundit që bëj para se të fle. Nga ora 1-2:30. Këtë nuk e kam parë.

Çani: Po bën namin. Është mbi Casa de Papel.

Edi Rama: As këtë nuk e kam parë. Pse duhet të…?Shoh shumë po këtë nuk e kam parë.

Çani: Breaking Bad?

Edi Rama: Është shumë i gjatë ai.

Çani: Suits?

Edi Rama: Jo, mo jo. Preferoj të shoh…Shiko “Scenes from a marriage”. Është i jashtëzakonshëm.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

argetim argetim edi rama edi rama

Sondazh

Poll