Art&Argëtim

Shkarkimi i Nokës, Spaho-Bashës: Po të mblidhet litari, je qesharak!

12 Tetor 2021, 08:22 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka komentuar shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Në një postim në rrjetet sociale. Spaho shkruan me ironi, se Basha mund të nisë tanimë me internimet, ndërsa e paralajmëron se “po i mblidhet litari”.

POSTIMI I PLOTË I EDMOND SPAHOS:

Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet.

 

Dje mbrëma, fill pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të shkarkojë Flamur Nokën. Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Nokës, Basha: Demokratët i dinë ç’pazare bëjnë me Ramën (REAGIMET)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture politike edmond spaho shkarkimi i flamur nokes edmond spaho shkarkimi i flamur nokes

Sondazh

Poll