Art&Argëtim

George Clooney nuk do i futet politikës, por i ka dy fjalë për Trump

12 Tetor 2021, 10:38 Nga DOSJA
George Clooney nuk do i futet politikës, por i ka dy fjalë për

SHBA – Aktori i njohur, George Clooney, ka thënë në një intervistë të dielën, se nuk do t’i futet politikës dhe nuk ka për të kandiduar për President të Shteteve të Bashkuara.

Sipas The Independent, aktori dhe regjisori i njohur George Clooney ka thënë se më mirë do të preferonte të kishte një “jetë të bukur” jashtë politikës dhe se mezi priste të zvogëlonte ngarkesën e tij të punës.

“Unë mbusha 60 vjeç këtë vit dhe pata një bisedë me gruan time dhe ne po punonim shumë, siç bëjmë të dy, dhe thashë se duhet t’i konsiderojmë këto si vitet e fundit para pensionit,” tha ai.

Përveç marrjes me më pak projekte, Clooney tha se do të donte të luante basketboll dhe të bënte gjërat qq ai pëlqente për sa kohë që ende mundet. Duke diskutuar presidencën e Trump, Clooney krahasoi gjendjen aktuale të SHBA me atë të një “fëmije të rrahur”.

Në mbrojtje të Biden dhe rënies së popullaritetit të tij në sondazhe, ai tha: Ka shumë gjëra që duhet të riparohen, ka shumë palgë që duhen shëruar dhe kjo do të marrë kohë.

Clooney tha se ai shpresonte që amerikanët të ishim pak më intelegjintë se të përfundonin duke sjellë sërish në pushtet Trump. Në të njëjtën intervistë, ai e përshkroi Trumpin si një “budalla” të fiksuar mbas femrave.

“Unë e njihja atë para se të ishte president. Ai ishte thjesht një mashkull i fiksuar mbas femrave. Sa herë që dilje me atë, ai do të thoshte: ‘Cili është emri i asaj vajze?’ Vetëm kaq dinte”, tha Clooney.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz donald trump george clooney donald trump george clooney

Sondazh

Poll