Aktualitet

Basha paralajmëroi kallëzim në SPAK, Ardian Çela: S’kam asnjë koment. Kur flet ai, unë fle gjumë!

11 Tetor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Basha paralajmëroi kallëzim në SPAK, Ardian Çela:

TIRANË– Adrian Çela, administrator i “OSHEE Group” ka injoruar paralajmërimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se PD do të dërgojë në SPAK çështjen e krizës energjitike të paralajmëruar në vend. I ftuar në emisionin “Open”, Çela tha se nuk ka asnjë koment për paralajmërimin e Bashës, duke u shprehur se kur kryedemokrati flet, ai zgjedh që ta injorojë. Po ashtu, ai shtoi se Shqipëria duhet të importojë energji, sepse nuk ka shira për të pasur prodhim energjie.

PJESË NGA EMISIONI: 

Ardian Çela: Nuk kam asnjë koment. Kur flet Basha unë fle gjumë. Janë as në qiell, as në tokë. Duhet të biem dakord nëse vendet e tjera po përjetojnë krizë energjitike? Arsyet e kësaj krize janë shpjeguar. Ne energjinë e prodhojmë hidro por kjo nuk do të thotë që nuk jemi vend importues. Ne kemi importuar çdo vit në periudha të ndryshme. Nga vjeshta deri kur rifillojnë reshjet, nëse rifillojnë, ne importojmë. Deri në 31/12 do të jemi në nivelin minimal të importit. Nëse nuk do të kemi reshje, do e marrim nga importi. Kjo impakton në çmim. 10% e energjisë prodhohet nga eloikët në Evropë. Parqet e mëdha kanë prodhuar 50% më pak, sepse era është më e dobët se 20 vitet e fundit. Tjetër janë politikat për energjinë e pastër, mbyllja e centraleve nukelare, masat s’u bënë në mënyrën e duhur, kërkesa pas pandemisë, dimri i fortë i vitit të kaluar që rezauroi gazin në botë. Janë disa faktorë, janë fakte nuk mund t’i mohojmë. Deri para një jave kishim kufizimin në Kinë. Në blackout është Libani, në vende të tjera është rrija tarifave çmimeve. Këtu kam dëgjuar përralla

Si impakton kriza globale Shqipërinë? Pse do të kemi krizë?

Ardian Çela: Ne po flasim sot që kërkesa është më e madhe sesa oferta. Nuk thashë se nuk do të gjejmë energji për të blerë. Kur kërkesa është më e madhe se oferta ka një krizë. Sot OSHEE hapi ankandin për blerjen e energjisë elektrike për një javë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike adrian cela kriza e energjise elektrike adrian cela kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll