Aktualitet

Shpërndanin drogë dhe kishin fitime marramendëse, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

11 Tetor 2021, 18:09 Nga DOSJA
Shpërndanin drogë dhe kishin fitime marramendëse, arrestohen 4

ITALI– Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italine, pas shkatërrimit të një organizate të shpërndarjes së kokainës.

Mediat në Itali shkruajnë se organizata e ushtronte aktivitetin e saj prej më shumë se një viti, në zonën mes jugut të Marche dhe veriut të Abruzzo.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 29 deri 39 vjeç dhe janë dokumentuar në rreth 80 raste furnizimi me lëndë narkotike të personave me varësi ndaj drogës. Ata e bënin shkëmbimin në parkimet e qendrave tregtare, të cilat ishin të hapura edhe gjatë periudhës së panedemisë.

Një ndalim i bërë nga policia ngriti dyshimet, e më pas hetimet e tyre ndaj katër shqiptarëve, të cilat zgjatën disa muaj. Autoritetet arritën të zbulonin aktivitetin e tyre të paligjshëm të shpërndarjes së drogës dhe fitimeve që arrinin deri në 100 mijë euro. Katërshja pritet të përballet së shpejti me akuzat për trafikim të kokainës.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 shqiptarë në itali arrestohen 4 shqiptarë në itali

Sondazh

Poll