Aktualitet

Aksident në Kosovë/ Treni përplas makinën, plagosen 6 persona, dy fëmijë janë rëndë

11 Tetor 2021, 19:04 Nga DOSJA
Aksident në Kosovë/ Treni përplas makinën, plagosen 6

KOSOVË– 6 persona kanë mbetur të lënduar pasi janë aksidentuar nga një tren teksa po udhëtonin me makinë për në Klinë. Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë me dije se dy nga të lënduarit janë fëmijë dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti  6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, njoftoi Rugova.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat policore për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në kosovë kosove aksident në kosovë kosove

Sondazh

Poll