Aktualitet

25-vjeçari shqiptar u plagos në një shtëpi publike në Gjermani, zbardhet shkaku: Sherr me rumunin sepse donte paratë mbrap

11 Tetor 2021, 21:01 Nga DOSJA
25-vjeçari shqiptar u plagos në një shtëpi publike në

GJERMANI– Zbulohet shkaku i sherri të 20 të rinjve në Gjermani, ku mbeti i plagosur rëndë një 25-vjeçar shqiptar. Deri më tani, sipas mediave gjermane, bëhet me dije se në pranga ka përfunduar një rumun. Ky i fundit, sipas Policisë është “miku” i një prostitute që punon në “bordellon” ku edhe u bë sherri masiv.

Mësohet se shqiptarë ishte i pakënaqur me shërbimet seksuale dhe donte të ktheheshin paratë. “Shoku” i prostitutës dhe 25-vjeçari u takuan para “bordellos” dhe aty nisi sherri ku rumuni kërcënoi shqiptarin me një thikë, duke i shkaktuar plagë në shpinë dhe kokë. Megjithatë raportohet se shqiptari është jashtë rrezikut.

Për të riun rumun, autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti, pasi akuzohet për tentativë vrasje, ndërsa disa persona të tjerë, të cilët u arrestuan ditën kur ndodhi ngjarja janë lënë të lirë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjermani plagoset shqiptari ne gjermani gjermani plagoset shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll