Bota

U dërgua në spital me urgjencë, si është gjendja e Presidentit të Çekisë! Vendi në pasiguri pas zgjedhjeve parlamentare

11 Tetor 2021, 18:36 Nga DOSJA
U dërgua në spital me urgjencë, si është gjendja e

Presidenti çek, Millosh Zeman, është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, tha të hënën një zëdhënës i spitalit ushtarak në Pragë. Zeman, 77 vjeç, u shtrua të dielën në njësinë e kujdesit intensiv të këtij spitali. Detajet për sëmundjen e tij nuk janë zbuluar.

Për shkak të situatës së krijuar, Çekia përballet me një periudhë të pasigurisë. Më 8 dhe 9 tetor, në këtë vend janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Aleati i Zemanit, kryeministri Andrej Babis, i ka humbur zgjedhjet. Zeman luan rol vendimtar në përcaktimin e asaj që do të ndodhë tani, sepse si president është përgjegjës për emërimin e kandidatit që do ta formojë Qeverinë e re.

Nëse kreu i shtetit nuk është në gjendje, kjo detyrë i kalon kryetarit të Dhomës së Deputetëve. Një zëdhënës i Zemanit tha se shtrimi në spital i presidentit nuk i rrezikon bisedimet midis partive.

Kryetari i opozitës, Petr Fiala, i cili i fitoi zgjedhjet, tha të hënën se do të jetë i durueshëm.

“Do të pres derisa shëndeti i presidentit të përmirësohet – gjë që unë e dëshiroj për të”, tha Fiala.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota çeki millosh zeman çeki millosh zeman

Sondazh

Poll