Bota

Pilula anti-covid, kompania farmaceutike Merck kërkon autorizimin për përdorim emergjent

11 Tetor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Pilula anti-covid, kompania farmaceutike Merck kërkon autorizimin për

SHBA– Gjigandi farmaceutik Merck ka kërkuar nga Administrata e Ushqimeve dhe Barnave, autorizimin për përdorim urgjent të pilulës eksperimentale për trajtim të covid-19. Mediat amerikane shkruajnë se pilula e quajtur ‘molnupiravir’ mendohet të jetë një instrument i rëndësishëm për vendet e varfra ku sigurimi i vaksinave anti-covid është i ulët.

Merck dhe partneri Ridgeback Biotherapeutics, thanë këtë të hënë, se kanë në plan ta aplikojnë këtë ilaç për pëdorim emergjent në muajt e ardhshëm. Edhe pse miratimi nga autoritetet përkatëse të SHBA nuk ka ardhur ende, kompanitë kanë filluar prodhimin e pilulave. Eksperimentet e hershme me pilulën shfaqën një uljë signifikante të riskut të shtrimit në spital apo vdekjes nga infektimi me covid. Ekspertët të cilët monitoruan eksperimentin, rekomanduan që të përfundohej herët për shkak të rezultateve pozitive.

(i.d.Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota merck pilula anti-covid pilula molnupiravir merck pilula anti-covid pilula molnupiravir

Sondazh

Poll