Bota

Bilanci i Covid në Kosovë/ Shënohen 4 viktima dhe 12 raste në 24 orët e fundit

10 Tetor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë/ Shënohen 4 viktima dhe 12 raste

KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4  viktima si pasojë e COVID-19 dhe 12 raste të reja.

Sipas njoftimit të ministrisë në shëndetësisë, janë kryer gjithsej 2,481 testime.

Ndërkohë raportohet se janë shëruar 77 qytetarë dhe janë vaksinuar 14.901 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

10 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.

Në total numri i rasteve aktive është 1.157.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 10 Tetor 2021, 12:11

TURQI– Sergen Ahmadi, drejtuesi i organizatës së drogës dhe krimit të organizuar “Luanët” është vënë në pranga në Turqi. Mediat turke shkruajn...