Bota

Hëngrën e pinë dhe menduan se ja ‘hodhën’ duke paguar me kartmonedha false, arrestohen 2 të rinj në Greqi

10 Tetor 2021, 11:24 Nga DOSJA
Hëngrën e pinë dhe menduan se ja ‘hodhën’ duke

GREQI- Kush e di se çfarë kishin në mendje dy të rinj, të cilët u argëtuan në një lokal në Nafplios të Greqisë me kartmonedha të falsifikuara 50 euro, të cilat, megjithatë u identifikuan menjëherë nga stafi.

Sipas mediave, të dy grekët 24-vjeçarë shkuan në një lokal në Nafplio, ku u argëtuan deri në orët e para të mëngjesit të së Premtes dhe kur ishte koha për të paguar, i dhanë punonjësit tre kartëmonedha 50 euro të falsifikuara.

Drejtuesit e dyqanit thirrën policinë e Sigurisë e cila vuri në pranga dy të rinjtë dhe gjeti në posedimin e tyre rreth 89 kartëmonedha 50 euro me të njëjtin tregues, të cilat u konfiskuan. 24-vjeçarët u dërguan në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Nafplios, e cila i ndoqi penalisht për tentativë qarkullimi të monedhave së falsifikuara.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohen dy te rinj ne greqi arrestohen dy te rinj ne greqi

Sondazh

Poll