Bota

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni, shënohen të paktën 16 viktima dhe 7 të plagosur

10 Tetor 2021, 08:08 Nga DOSJA
Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni, shënohen të paktën

RUSI– Të paktën 16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në zonën e qytetit rus të Menzelinsk, Tatarstan. Një avion L-410 u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti dhe shpërtheu në flakë. Ndërkohë që ishte në një kilometër lartësi, avioni mori drejtim për në tokë ku u përplas dhe shpërtheu në flakë.

Zjarri u shua, por ngjarja e rëndë shënoi 16 viktima. Gjashtë nga 23 personat që ndodheshin në avion shpëtuan.

Avioni L-410 ka qenë në veprim që nga viti 1987. Më parë, ai fluturonte për Forcat Ajrore të BRSS. Ai u transferua në magazine për një periudhë të gjatë kohe më pas u kalua në DOSAAF.

Ky është incidenti i dytë me avionët L-410 në Rusi në më pak se një muaj. Më 12 shtator, në rajonin Irkutsk, avioni i këtij modeli bëri një ulje të vështirë dhe shkaktoi një viktimë.

Në shtator ndodhi një tjetër aksident ajror pranë Khabarovsk të Rusisë. Me rrëzimin e avionit An-26 u vranë gjashtë persona.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rrezohet avioni ne rusi tragjedi ne rusi rrezohet avioni ne rusi tragjedi ne rusi

Sondazh

Poll