Bota

10 Tetor 2021, 12:11 Nga DOSJA

TURQI– Sergen Ahmadi, drejtuesi i organizatës së drogës dhe krimit të organizuar “Luanët” është vënë në pranga në Turqi. Mediat turke shkruajnë se Ahmadi është nga Afganistan dhe akuzohet se është përfshirë në më shumë se 30 krime në Gjermani, vend nga ku është dëbuar.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram, Prokuroria konstatoi se Ahmedi ishtë në Turqi dhe nisi operacionin. Mbrëmjen e kaluar, dhjetëra efektivë policie zbarkuan në hotelin luksoz ku ishte vendosur ‘kryeluani’ dhe e prangosën atë bashkë me katër anëtarë të tjerë të kartelit.

Tashmë, të prangosurit po merren në pyetje. Mediat turke kanë publikuar edhe foto të Ahmadit, i cili pozonte i rrethuar nga vajza të bukura, florinj e armë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet sergen ahmadi sergen ahmadi arrestohet sergen ahmadi sergen ahmadi

Sondazh

Poll