Bota

U dënua me 2 vite burg pasi mohoi masakrën e Reçakut, arratiset në Serbi deputeti i Listës Serbe

9 Tetor 2021, 13:29 Nga DOSJA
U dënua me 2 vite burg pasi mohoi masakrën e Reçakut, arratiset

KOSOVË- Deputeti i Listës Serbe Ivan Todosijeviç i cili është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Kosovës për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes është larguar.

RTK shkruan se avokati i deputetit serb, Nebojsha Vllahiç ka bërë ankesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit. Ndërkohë që mediat e Kosovës bëjnë me dije se Teodosjeviç gjendet në Beograd.

Më 24 gusht, Todosijeviç është dënuar me dy vjet burgim, për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 shqiptarë të Kosovës, më 1999.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni ivan todosijeviç masakra e recakut ivan todosijeviç masakra e recakut

Sondazh

Poll