Aktualitet

Kërkohej nga Gjermania për 199 raste për evazion fiskal, arrestohet iraken në Kapshticë me qëllim ekstradimi

11 Qershor 2019, 08:56 Nga DOSJA
Kërkohej nga Gjermania për 199 raste për evazion fiskal,

Korçë- Në pikën kufitare të Kapshticës është arrestuar një 39-vjeçar pasi në kërkim ndërkombëtar për evazion fiskal për 199 raste.

Mësohet se 39-vjeçari me iniciale A.H  ka lindur në Irak por rezulton banues në Angli dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Evazionit fiskal në 199 raste”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, të shtetasit:

A.H, 39 vjeç, lindur në Irak dhe banues në Angli.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij, për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste” kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 199 raste evazion fiskal arrestohet irakeni në kapshticë 199 raste evazion fiskal arrestohet irakeni në kapshticë

Sondazh

Poll