Politike

Rama: Kufizime energjie për shkak të mungesës së energjisë nuk do të ketë!

8 Tetor 2021, 19:27 Nga DOSJA
Rama: Kufizime energjie për shkak të mungesës së

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se Shqipëria nuk do të mbetet pa drita nga kriza energjitike. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka garantuar se pavarësisht krizës së energjisë që po përballet Shqipëria dhe e gjithë bota, nuk do ketë ndërprerje për asnjë moment, përveç rasteve të problemeve teknike.

PJESË NGA BISEDA:

Rama: Na ka kapur edhe ne kriza globale.

Çani: Do ngelemi dhe pa drita?

Rama: Po pse? Nesër do të dal për të prezantuar planin që kisha paralajmëruar sikundër e kisha paralajmëruar për të hartuar një plan emergjence. Ne prekemi se dalim në treg, jemi detyruar që të blejmë nga çmimet elektrike. Ne nuk varemi nga uji por nga shiu. Ne nuk mbajmë dot ujin rezervë. Kur ka thatësirë, niveli bie dhe prandaj po ndërtojmë Skavicën.

Çani: Unë dua që të rritet çmimi naftës, se qyteti është bërë i tmerrshëm. Ata që nuk kanë mundësi do mbyllin makinat dhe do lëvizin në këmbë. A mendon që nuk do të ikin dritat? E garanton dot?

Rama: Nuk ka arsye! Ikje dritash për defekte ka pasur dhe do ketë. Kemi bërë investime sepse nuk ishte prekur që kur u vunë shtyllat e elektrifikmit. Kufizime energjie për shkak të mungesës së energjisë nuk do të ketë. Po tani unë mendoj që nuk është një pyetje kjo sepse askush nuk e ka thënë që do të ketë kufizimi. Anglia ka bërë përshembull. Europa e ka varësinë nga gazi 95%. Nuk është vetëm çështja tek ngrohja por edhe tek prodhimi i energjisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rritja e cmimit te energjise edi rama rritja e cmimit te energjise

Sondazh

Poll