Bota

Misteri i nëndetëses amerikane, përplaset me një objekt të ‘panjohur’, plagosen 11 marinarë

8 Tetor 2021, 13:44 Nga DOSJA
Misteri i nëndetëses amerikane, përplaset me një objekt

KINË– Një nëndetëse bërthamore amerikane goditi një “objekt të panjohur” ndërsa u zhyt në ujërat e rajonit të Azi-Paqësorit, duke plagosur një numër marinarësh, thonë zyrtarët amerikanë. Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin dhe nëndetësja mbeti “plotësisht funksionale”.

Sipas BBC, zyrtarë të paidentifikuar u thanë mediave amerikane se përplasja ndodhi në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore dhe se 11 marinarë ishin plagosur. Incidenti ndodhi në mes të tensioneve në rritje në rajon. Marina amerikane tha se shkalla e dëmit ishte ende duke u vlerësuar dhe se impianti bërthamor i nëndetëses dhe hapësirat nuk ishin prekur.

Deklarata nuk dha detaje se ku ndodhi incidenti ose numrin e njerëzve të lënduar, duke thënë vetëm se plagët nuk ishin “kërcënuese për jetën”. Por dy zyrtarë të cituar nga AP thane se dy nga 11 marinarët që u plagosën kishin lëndime që u klasifikuan si “të moderuara”. Të gjithë ata u trajtuan në bordin e nëndetëses. Ata zyrtarë thanë se incidenti ndodhi ndërsa nëndetësja po kryente operacione rutinë dhe se Marina nuk i bëri publik lajmet para së enjtes në mënyrë që të ruante sigurinë operacionale.

Zyrtarët thanë se objekti me të cilin u përplas USS Connecticut nuk ishte një nëndetëse tjetër. Një nga zyrtarët e cituar nga agjencia tha se mund të ketë qenë një anije e mbytur, ose një objekt tjetër i panjohur. Incidenti, ishte “i pazakontë, por jo i padëgjuar” dhe kishte ekspozuar se sa e zënë ishte zona me aktivitete ushtarake.

Në komentet e raportuara nga e përditshmja shtetërore kineze Global Times, një zëdhënës i ministrisë së punëve të jashtme tha se Kina ishte “seriozisht e shqetësuar” për incidentin, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të japin detaje të mëtejshme, përfshirë qëllimin e misionit. Nëndetësja më vonë u raportua se po shkonte drejt territorit amerikan të Guamit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll