Bota

Nobeli për Paqen i jepet dy gazetarëve, Maria Ressa dhe Dmitry Muratov triumfojnë në luftën e tyre për Lirinë e Shprehjes

8 Tetor 2021, 09:07 Nga DOSJA
Nobeli për Paqen i jepet dy gazetarëve, Maria Ressa dhe Dmitry Muratov

NORVEGJI- Çmimi Nobel për Paqe këtë vit është ndarë mes dy personave. Sipas Akademisë së Nobelit në Oslo, çmimi për vitin 2021 iu dha dy gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Gazetarja filipinase Maria Ressa, e ka marrë çmimin me motivacionin “pasi ka arritur të përdorë lirinë e shprehjes për të ekspozuar abuzimin me pushtetin dhe dhunën në vendin e saj“, ndërsa rusi Dmitry Muratov ka mbrojtur për dekada lirinë e fjalës në Rusi.

BREAKING NEWS:
The Norwegian Nobel Committee has decided to award the 2021 Nobel Peace Prize to Maria Ressa and Dmitry Muratov for their efforts to safeguard freedom of expression, which is a precondition for democracy and lasting peace.#NobelPrize #NobelPeacePrize pic.twitter.com/KHeGG9YOTT

— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 8, 2021

Njoftimi i Jurisë së Nobel:

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021 Maria Ressa dhe Dmitry Muratov për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme. Ressa dhe Muratov po marrin Çmimin e Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi. Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme.

Deri më tani janë dhënë çmimet Nobel për Letërsi, Kimi, Fizikë dhe Mjekësi ndërkohë pritet të jepet edhe çmimi në Ekonomi.

(I.A;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dmitry muratov maria ressa nobel prize dmitry muratov maria ressa nobel prize

Sondazh

Poll