Bota

Jetonte vetëm, merr flakë banesa, digjet 65-vjeçari në Kosovë

8 Tetor 2021, 08:01 Nga DOSJA
Jetonte vetëm, merr flakë banesa, digjet 65-vjeçari në

KOSOVË- Një person ka humbur jetën ditën e djeshme në Kosovë, si pasojë e djegies së banesës së tij. Gazeta Ekspress shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Neperbisht të Suharekës.

Mësohet se personi që ka humbur jetën është me iniciale D.Sh, 65-vjeçi cili jetonte vetëm, ndërkohë që shkak për zjarrin ka qenë soba e ndezur. Në momentin që policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, kanë gjetur trupin e karbonizuar të 65-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni digjet nje person ne kosove humb jeten 1 person ne kosove digjet nje person ne kosove humb jeten 1 person ne kosove

Sondazh

Poll