Bota

Qeni hyri në parkun termik, gruaja në përpjekje për ta shpëtuar pëson djegie në trup

8 Tetor 2021, 08:54 Nga DOSJA
Qeni hyri në parkun termik, gruaja në përpjekje për ta

SHBA- Një grua ka pësuar djegie të shumta pasi u përpoq të shpëtonte qenin e saj nga një burim i nxehtë në Parkun Kombëtar Yellowstone. BBC shkruan se gruaja u nxor nga uji nga babai i saj dhe u dërgua në një spital rajonal me djegie të konsiderueshme termike në të gjithë trupin.

Qeni i gruas 20-vjeçare u hodh në ujin që vlonte gati dhe më vonë vdiq. Në një deklaratë, Shërbimi i Parkut Kombëtar të SHBA tha se gruaja, një banore e shtetit të Uashingtonit, doli nga automjeti për të ndjekur qenin e saj më 4 tetor. Ajo hyri në një burim të nxehtë termik të njohur si Maiden’s Grave Spring për të tërhequr qenin, i cili humbi jetën më vonë.

Temperatura e ujit në Maiden’s Grave është 200F (93 gradë Celsius). Zyrtarët e parkut kanë paralajmëruar vazhdimisht vizitorët që të jenë të kujdesshëm kur janë në zonat hidrotermale, të qëndrojnë në shëtitore, shtigje dhe të kontrollojnë fizikisht kafshët shtëpiake gjatë gjithë kohës. Kafshët shtëpiake nuk lejohen në zonat termale.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gruaja peson djegie termike ne trup parku kombëtar yellowstone gruaja peson djegie termike ne trup parku kombëtar yellowstone

Sondazh

Poll