Politike

Çmimet hapin debat në Kuvend, Basha: Varfëria ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne

7 Tetor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Çmimet hapin debat në Kuvend, Basha: Varfëria ka mbuluar

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme marrëveshjen mes kompanisë Pfizer dhe qeverisë shqiptare. Seanca e sotme plenare nisi në orën 10:00 për të përfunduar në 15:30. Fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha i cili akuzoi qeverinë se ka dështuar me menaxhimin e pandemisë COVID19 dhe është duke dështuar edhe me krizën energjitike që po i kanoset vendit. Në seancën e sotme prezent në sallë ishte përgjatë paradites edhe kryeministri Edi Rama i cili ka replikuar me Bashën për rritjen e çmimeve dhe situatën ekonomike në Shqipëri. 

Seanca nisi me Bashën që akuzoi qeverinë dhe PS se i kanë vendosur vendit një tabelë për shitje. “I keni vendosur vendit një tabelë ku shkruhet ‘shitet’. Portet dhe pasuritë e tjera kombëtare po i trajtoni si plaçkë. Po i shfrytëzoni për pasurimin e tyre dhe të klientëve tuaj.“-tha Basha. Por këto akuza nuk u pranuan nga ministrja e re e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Teksa tha se Basha iu referohet shifrave të pavërteta, Ibrahimaj shtoi se qeveria ka ndihmuar këdo që duhej të merrte mbështetje në pandemi. “U ndihmuan të gjithë ata që dolën të papunë, duke u ddsibursuar 65754 të punësuar me 3 paga, që punonin për 41 mijë biznese. U akordua një pagë 40 mijë lekë për 173 mijë për ata të punësuar që për shkak të pandemisë, bizneset e tyre u ndaluan. Këtë e tregojnë shifrat e punësimit dhe të rritjes ekonomike që arritën të ringrihen.”,-tha ajo.

Nga Ekonomia debati kaloi tek çështja kryesore e ditës dhe debatit politik që është kriza energjitike. Kryedemokrati Basha tha se qeveria dhe “Tirja e Ekonomisë”, referuar Arben Ahmetajt, nuk e përmendin taksën e karburantit dhe shtoi se sot shqiptarët paguajnë shumë më shumë se dje.

“Një gjë s’e përmendi Tirja e ekonomisë, taksën. Rama mbi karburantin të cilën kemi plot 7 vjet që kërkojmë ta heqë  që kur e vuri në janar të 2014-ës 100 lekë për litër plus TVSH, 120. 100 lekë për litër në janar të 2025-ës plus 20 TVSH. 240 lekë  të vjetra ua mori ky dhe vazhdon t’ua marrë, jo thjesht atyre që blejnë karburantin, por edhe atyre që blejnë bukën e gojës, sepse edhe çmimi i bukës lidhet  me çmimin e karburantit sikundër çmimi i gjithçkaje tjetër në ekonomi”, tha Basha.

Përgjigjen kësaj here ia dha vetë kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij të gjatë në foltore, kreu i qeverisë e nisi duke i kujtuar opozitës kundërshtitë e mëdha për disa nga reformat kyçe të mandatit të parë dhe atij të dytë. “Mbeturina të partisë së Punës”,-tha Rama duke irrituar deputetët e PD, ndërsa shtoi se shqiptarët sot nuk ështëe e vërtetë që paguajnë më shtrenjtë se të tjerët, faturën e energjisë në rajon. “Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e lartë në rajon, që është totalisht e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenarë që ishit pararoja kemi vendosur të kalojmë në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë nuk pyet as se Spanja ka më shumë, as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni. Konceptet tuaja janë mbetura të sistemit të vjetër”, tha Rama, që me të mbaruar fjalën u largua nga salla.

Por fjalën për replikë e mori Basha, i cili zbuloi se 5 shtete kanë vendosur të mos hapin negociatat për shkak të zgjedhjeve të parregullta që u zhvilluan më 25 prill. “Në Slloveni 5 vende me shtetë kanë vendosur që të mos hapin negociatat edhe nëse Bullgaria vendos që të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse vendin e drejton një Lukashenko“, tha Basha ndërsa zbuloi se edhe Holanda ka vendosur të ngrejë 2 Task Forca për të hetuar krimin shqiptar dhe ndikimin e politikës dhe lidhjet me qeverinë.

Seanca vazhdoi me deputetët e PS dhe PD të cilët replikuan për çështjet kryesore të debatit politik në vend.

Në fund të seancës u miratua, marrëveshja me kompaninë farmaceutike Pfizer për dozat e vaksinave që pritet të mbërrijnë deri në dhjetor në Shqipëri. Mazhoranca dhe opozita dhanë miratimin e tyre me konsensues për këtë akt normativ.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 7 tetor 2021 seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll