Aktualitet

HARTA-LIVE/ Shqipëria nën “pushtetin” e shirave! Bllokohen rrugët në Tiranë, Korça pa drita, ndalohen lundrimet në Vl

7 Tetor 2021, 05:24 Nga DOSJA
HARTA-LIVE/ Shqipëria nën “pushtetin” e shirave! Bllokohen

TIRANË– Shqipëria, sot është përfshirë nga një mot me shira të dendur e temperatura të ulëta, duke sjellë edhe problem në disa qytete të Shqipërisë! Kryeqyteti i vendit, Tirana, si çdo herë që ka reshje është “paralizuar” për disa orë mëngjesin e sotëm për shkak të trafikut, që u shkaktua nga bllokimi i rrugëve prej shirave të dendur. Temperaturat e ajrit u ulën ndjeshëm në mëngjes për të vazhduar trendin këtë mesditë duke luhatur nga 6°C deri në 23°C.

Reshjet e dendura kanë bërë gjithashtu që kapiteneria Vlorë të ndalojë lundrimin e mjeteve të vogla si dhe të anijeve të peshkimit deri në një afat të dytë, ndërkohë që në Korçë, aksi Lozhanë-Moglicë u bllokua për shkak të daljes nga shtrati të përrenjëve. Po ashtu për shkak të motit të keq, në Korçë më shumë se gjysma e qytetit mbeti pa energji elektrike.

HARTA LIVE:

Por përse Shqipëria është përfshirë nga moti i keq?

Çrregullimi atmosferik që kaloi Italia, i shoqëruar me masa të ftohta atmosferike, po kalon tani edhe në rajonin e Ballkanit, duke prekur kryesisht Greqinë, Shqipërinë dhe pjesën Perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Pritet që të ketë breshër lokal dhe stuhi shiu, situatë që do ta kalojmë edhe në fundjavë. Megjithatë ekziston mundësia që shirat mos të ndalen deri të martën. Sa i përket erërave, ato do të vazhdojnë të fryjnë të forta, me intensitet, por nuk pritet ndonjë rënie e ndjeshme e temperaturave.

(k.m/I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 7 tetor 2021 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 7 tetor 2021

Sondazh

Poll