Aktualitet

E zbulon profesori: Gledis Nanos i janë bërë 4 TESTE në FBI, aktualisht është në “SYRIN E CIKLONIT”

7 Tetor 2021, 21:55 Nga DOSJA
E zbulon profesori: Gledis Nanos i janë bërë 4 TESTE në FBI,

TIRANË- Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbuluar për herë të parë se Drejtorit të ri të Policisë, Gledis Nanos, i janë bërë 4 teste nga FBI. Në emisionin “Opinion”, ai tregoi se bëhet fjalër për 4 testet: “Cikloni”, “Kërcimi i Luanit”, “Gjuetia e Shtrigave të Këqija” dhe “Sakrifica e Rrugës së Verdhë”. Duke shtjelluar më pas edhe karakteristikat e tyre. 

“Drejtorit të ri i janë bërë 4 teste në FBI. Ka bërë “ciklonin”, që është një test shumë e rëndësishme psiko-fizike. E dyta është “kërcimi i luanit”. E treta është “gjuetia e shtrigave të këqija” dhe e katërta “sakrifica e rrugës së verdhë”. Aktualisht është në “syrin e ciklonit”, do bombardohet për gjynahet e atij që ka ikur. Të gjithë do thonë “hajde t’i lëmë pak kohë”, dhe ai do formatohet edhe për transparencën, edhe për të drejtat e njeriut. Do kërcejë mbi mesazhet, mbi ndikimet e botës së errët, e politikës, a do ta bëjë këtë? Prandaj është “kërcimi i luanit”. E treta, “gjuetia e shtrigave”, është policia e dy fytyrave, janë ata që thonë kryeministri “gjeni ata që janë brenda jush”. E katërta, pasi i ke bërë të gjitha këto, i thonë të huajt që ke “rrugën e sakrificave,”- tha Karamuço.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ervin karamuco ervin karamuco

Sondazh

Poll