Aktualitet

U godit me sende të forta nga klienti, ndërron jetë në spital pas 5 ditësh kamarieri në Elbasan! Agresori i dënuar më pa

7 Tetor 2021, 22:17 Nga DOSJA
U godit me sende të forta nga klienti, ndërron jetë në

ELBASAN– Një konflikt i çastit mes klientit dhe kamarierit në restoratin “Fish City” në Elbasan ka sjellë vdekjen e një 50-vjeçari. Kurmaku, kryekamarier, ka ndërruar jetë në spital pas 5 ditësh, pasi u godit me sende të forta nga klienti, Erjon Llapushi, i cili ishte ulur në një tavolinë të rezervuar.

Më 2 tetor, klienti kishte hyrë dhe ishte ulur në një vend të rezervuar, gjë që iu vu në dukje nga kryekamarieri. Këtu ka nisur debati mes tyre dhe Llapushi e ka goditur, ndërkohë që kamarieri pas goditjeve fizike është përplasur dhe me një nga tavolinat në lokal.

Me plagë të rëndë ai u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe pësoi vdekje klinike, ndërsa sot ndërroi jetë. Nga ana tjetër, Sakaq Erjon Llapushi është shpallur në kërkim nga Policia, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes pas konfliktit. Erjon Llapushi, nga Pogradeci, rezulton me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që ndaj tij rëndon akuza ‘vrasje me dashje’.

Por Erjon Llapushi, nuk është i panjohur për Policinë e Elbasanit, pasi rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Dy vite më parë, Llapushi, së bashku me Saimir Frahollin u futën në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private e transportit rrugor.

Fraholli e Llapushi synonin t’i merrnin pasurinë me dhunë dhe presion psikologjik dy biznesmenëve në Pogradec. Përgjatë dy muajve hetime u provua se Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi, nëpërmjet formave të ndryshme kishin mundur t’i marrin 17 për qind të aksioneve një kompanie private për transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë.

Më pas të gjitha i kishin shitur tek një person tjetër. Sipas Report Tv, të dy janë denoncuar në vitin 2018 por nuk dihet se sa janë dënuar në Gjykatë. Ndërkohë që Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”. Po ashtu, Llapushi njihet si person mjaft problematik i njohur për konfliktet dhe përplasjet që shkaktonte.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erjon llapushi gazment kurmaku erjon llapushi gazment kurmaku

Sondazh

Poll