Aktualitet

‘Cilat ishin defektet e Ardi Veliut?’/ Vrasjet, krimi&droga, zv.ministri i Brendshëm Lamallari: Të gjitha që

7 Tetor 2021, 20:24 Nga DOSJA
‘Cilat ishin defektet e Ardi Veliut?’/ Vrasjet, krimi&droga,

TIRANË– Zv/Mininistri i Brendshëm, Besfort Lamallari u shpreh besimplotë se drejtori i ri Gledis Nano ka aftësitë e duhura për ta çuar para punën e Policisë së Shtetit në Në një lidhje direkte në Opinion, ai komentoi edhe largimin e Ardi Veliut duke u shprehur se ishte dakord për të gjitha që ishin thënë në studio, kur në fakt ish-kryepolici nuk u përmend për asnjë moment për mirë.

PJESË NGA BISEDA: 

Lamallari: Ardi Veliu ka dhënë kontributin e tij për të avancuar punën e Policisë së Shtetit. Kam bashkëpunuar me Nano, dhe ai ka dinamizimin, ku elementi kohë dhe ai i bashkëpunimit janë jetikë dhe kritikë.

Fevizu: Defektet e Veliut cilat janë? Çfarë duhej bërë më mirë?

Lamallari: Ka gjithmonë shumë gjëra që mund të bëhen. Ju mund të…nuk ishte çështje e vlerësimit të performancës. E ndoqa me vëmendje debatin shumë prej gjërave (deri në atë moment në studio ishin përmendur vrasjet, grupet kriminale dhe kultivimi dhe trafiku i drogës) qëndrojnë. Por masat duhet të jenë adekuate. Nëse kanë ndodhur vrasje duhet që t’i analizojmë me shumë kujdes. Sa i përket vrasjeve është që nuk është thënë më parë se nuk e shpjegojmë dot krimin e organizuar. Nëse flitet për grupe kriminale, kemi shumë shqiptare dhe shqipfolëse. Duhet kuptuar edhe seria e vrasjeve dhe krimeve serioze. Vrasjet nuk kanë ndodhur në lidhje me zgjedhjet, janë valë goditëse.

Fevizu: Më thuaj një gjë që nuk shkon mirë?

Lamallari: Po punojmë me teknologjinë por nuk duhet të harrojmë se kapacitetet këto janë. Nuk bëhemi Zvicër brenda natës. Policia e Shtetit janë 1, por shpirti janë inteligjenca dhe informacioni. Shqipëria me të metat dhe kufizimet është lider i vendeve të Europolit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besford lamallari besford lamallari

Sondazh

Poll