Politike

Liria e shtypit ‘përplas’ SHBA dhe Rusinë në Tiranë! Ambasada Amerikane akuza, Moska s’përgjigjet: Shikoni ko

7 Tetor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Liria e shtypit ‘përplas’ SHBA dhe Rusinë në

TIRANË– Përplasje dhe replika në distancë mes dy ambasadave me qendër në Tiranë. Liria e shtypit është bërë “mollë sherri” mes SHBA dhe Rusisë, duke kthyer profilet zyrtare në faqe ku nuk kanë munduar komentet dhe “thumbat”. Gjakrat i nxehu një postim i Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku Rusia akuzohej se po shtypte median e lirë dhe të pavarur, duke vënë theksin tek vrasja e dy gazetareve dhe aktivisteve të njohura ruse, Anna Politkovskaya dhe Natalia Estemirova. Këto dy të fundit njiheshin edhe si kritike të pushtetit.

“Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën,”- shkruan Ambasada e SHBA-së.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe menjëherë ka ardhur një reagim nga ambasada ruse në Tiranë. Këta të fundit nuk kanë bërë asnjë koment, por me ironi shkruajnë se ndjekësit në faqen e ambasadës i kanë thënë të gjitha.

“Ndjekës tanë në Facebook na kërkuan të komentonim publikimin e radhës së Ambasadës Amerikane, në të cilin përmendej Rusia. Nuk e shohim të nevojshme të reagojmë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ne,”- shkruan ambasada ruse.

KOMENTET NË FAQEN E AMBASADËS AMERIKANE:

Hahahaha juve ja kaloni Rusise per disinformim e mashtrim.Normalisht koreja e veriut mund të ju konkuroje.
Ambasada ne Tirane merret me situaten e shtypit rus, mos keni ngaterru e mail,keni hap email e Moskes
Dhe ju ambasadoret( por jo shtetet nga vini) e keni shkaterruar konkurrencen e lire demokratike ketu te ne qe nga 1990 duke favorizuar persona jo demokracine pastaj kujtoheni kur doni te favorizoni dike tjeter, e kuptoni qe keni gabuar pra e gjithe diplomacia juaj eshte nje cikel gabimesh.
Vetem ju mos flisni per shtypin e lire. Jeni kthyer si zyra e propagandes se kryeministrit shqiptar. Turp tju vij o ushtaret e soros

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike perplasja shba-rusi ne tirane tirane perplasja shba-rusi ne tirane tirane

Sondazh

Poll