Inxhineri shkon për të rregulluar rrjetin elektrik, zbulon ‘shtëpinë e barit’/ Arrestohet shqiptari në Angli, ishte fsh
7 Tetor 2021, 18:22Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Një inxhinier ka zbuluar një fermë kanabisi në Coventry, në Britani, teksa ka shkuar aty që të rregullonte rrjetin elektrik. Menjëherë ai ka lajmëruar Policinë, pasi ka zbuluar që banesa përdorej si fabrikë për prodhimin e kanabisit.
Me të marrë informacionin, Policia shkoi dhe kontrolloi në zonë duke zbuluar 20-vjeçarin shqiptar, të fshehur pas derës së banjos së banesës ku edhe qëndronte.
Eduart Shuli pa adresë fikse në vendin ishullor, u burgos për 26 muaj pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Ky i riu kujdesej për 124 bimë kanabisi, të cilat nëse do të përfundonin në treg do të kishin vlerën e më shumë se 100,000 £.
Kur u mor në pyetje ai tha se një miku i tij e kishte marrë për të punuar si kopshtar për rritjen e kanabisit. Ai tha se i ishte thënë se do të bënte para të mjaftueshme brenda pak muajsh dhe do të kthehej sërish në Shqipëri. Madje shoku i tij i kishte paguar edhe rrugën prej 5000 paundësh.
Shuli insistoi se ai ishte vetëm punëtor dhe jo pronari, por ai u dënua në përfundim pasi sipas gjykatës kishte rol domethënës.
GJERMANI– Një ngjarje e rëndë u shënua në Hamburg të Gjermanisë, ku 20 djem që po festonin pas një bordelloje me barbekju, përfunduan duke u përplasur me ...
GJIROKASTËR– Një mjet tipi ‘Renault’ ka rrëshqitur ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë , në vendin e quajtur Gërhot. Si pasojë e rreshjeve të...
LUSHNJE- Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur sekuestrimin e pasurive që i përkasin Julian Sulos, i cili njihet ndryshe si Juli Pashakos. Nga njoftimi...
Kanë kaluar mbi dy javë nga dënimi i ish – Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, por Spak ka “harruar” ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar. Interesimit ...
TIRANË– Qytetarët e zonës së Laprakës kanë dalë sot në të pestën ditë në protestë duke bllokuar rrugën për thuajse një orë. Të gjithë kërkojnë që ins...
TIRANË– 12 qytetarë kanë ndërruar jetë prej pandemisë së koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me d...