Aktualitet

Mbi 70 mijë euro dhe një “Porsche”/ Gjykata merr vendimin, sekuestrohen pasuritë e “Julit të Pashakos” në Lushnje

7 Tetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Mbi 70 mijë euro dhe një “Porsche”/ Gjykata merr vendimin,

LUSHNJE- Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur sekuestrimin e pasurive që i përkasin Julian Sulos, i cili njihet ndryshe si Juli Pashakos. Nga njoftimi i bërë publik për mediat, mësohet se nën hetim janë edhe pasuritë e I.S., për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tij zotërohen në të vërtetë nga Sulo. 

Konkretisht Gjykata Vendosi:

Pasuritw e vendosura sot nën sekuestro nga Gjykata ishin “ngrirë” nga Policia e Shtetit që në vitin 2019, pasi dyshohet se ishte përfituar nga të ardhurat kriminale.

Kush është Juli i Pashakos?

Julian Sulo njihet ndryshe si Juli Pashakos, i cili është një emër i njohur për policinë e shtetit. “Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim. Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.

Njoftimi i Prokurorisë

07.10.2021. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, datë 04.10.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit J.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij, konkretisht shtetasit I.S., për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tij zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi J.S.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr. 85, datë 07.10.2021, ka vendosur: Marrjen e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të luajtshme, konkretisht:

Sekuestrimin e shumës monetare prej 70 060 (shtatëdhjetëmijë e gjashtëdhjetë) Euro (të depozituara në ruajtje në Bankën ***).
Sekuestrimin e pasurisë së luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne” me targa AA *** *T.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,  është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, bankës së nivelit të dytë “*** Bank” dhe Drejtorisë Shërbimit të Transportit Rrugor.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lushnjes julian sulo gjykata e lushnjes julian sulo

Sondazh

Poll