Aktualitet

I riu shqiptar merr familjen dhe i shkon në shtëpi fqinjëve marokenë në Itali, “luftë” me lopatë e shkopa hekuri

7 Tetor 2021, 18:13 Nga DOSJA
I riu shqiptar merr familjen dhe i shkon në shtëpi fqinjëve

ITALI– Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare përfundoi në burg, pasi së bashku me të afërmit e tij shkoi që të përplasej me një familje nga Maroku. Sherri më i fundit mes tyre ndodhi më 29 shtator por konfliktet kishin nisur më herët.

Sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit, shkoi vetëm tek fqinjët, hoqi këmishën dhe më pas sulmoi një 66-vjeçare, duke e rrëzuar atë në tokë.

Më pas u largua për të marrë një shkop, ndërsa pas kishte babanë me një lopatë në dorë, të dashurën e “armatosur” me një shkop, ndërsa shoku kishte marrë një shufër hekuri. Prandaj dhuna brenda shtëpisë së familjes marokene, u pikas nga fqinjët e tjerë që lajmëruan Policinë të alarmuar.

I riu shqiptar ndodhet në burg, ndërsa të tjerët kanë shpëtuar me detyrim paraqitjeje.

Marrë nga RAI

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll