Aktualitet

Trazira në Gjermani! Festa pas bordellos kthehet në tragjedi, një shqiptar në gjendje të rëndë

7 Tetor 2021, 17:55 Nga DOSJA
Trazira në Gjermani! Festa pas bordellos kthehet në tragjedi, një

GJERMANI– Një ngjarje e rëndë u shënua në Hamburg të Gjermanisë, ku 20 djem që po festonin pas një bordelloje me barbekju, përfunduan duke u përplasur me njëri-tjetrin. Sipas gazetës BILD, dëshmitarët okularë telefonuan të tmerruar Policinë.

“20 djem po zihen,”-thanë ata. Por menjëherë sapo 6 makina mbërritën në vendin e ngjarjes të rinjtë u larguan, disa u futën në bordello, të tjerë ia mbathën.

Buzë trotuarit, oficerët gjetën një person të plagosur rëndë. Gazeta BILD shkruan se bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar, i cili është goditur me thikë në kokë dhe në shpinë. Mjekët thonë se ai është në rrezik për jetën, ndërsa 5 persona u arrestuan paraprakisht.

Në qelinë e paraburgimit ka mbetur vetëm një rumun 21-vjeçar mendohet se është i dyshuari kryesor. Ndërsa shkaqet e sherrit mbeten të paqarta.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjermani plagoset shqiptari ne gjermani gjermani plagoset shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll