U harruan pas telenovelave e lanë gjellën në zjarr/ Prej bombulës merr flakë banesa në Berat, shpëton çifti
7 Tetor 2021, 16:11Nga DOSJA
BERAT– Zjarr në një banesë në zonën e ish/merkatos në lagjen “13 Shtatori” në Berat. Mësohet se shtëpia e Astrit Pashës u përfshi nga flakët, e gjitha pasi në banesë kishin lënë ndezur një bombul të vogël gazi.
Paraprakisht raportohet se çifti kishte vendosur gjellën në zjarr, por nuk e kishin kontrolluar më pasi ishin “fiksuar” pas televizorit duke parë telenovela.
Pas djegies së tenxheres ka shpërthyer edhe bombola e gazit, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, pasi kryefamiljari dhe zonja e tij kanë dalë jashtë menjëherë.
Nga ana tjetër zjarrfikësit kanë shuar flakët, por pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar nga zjarri.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Paraditen e sotme, Nano u paraqit bashkë me Minis...
TIRANË– Moti i keq ka “pushtuar” të gjithë rajonin për shkak të fenomenti të quajtur “Liqeni i ftohtë”. Sipas parashikimi të motit të bërë nga mediat...
ITALI- Pasditen e djeshme, në kuadrin e shërbimeve që synojnë luftimin e fenomenit të shpërndarjes së drogës, oficerët e Skuadrës ssë Comos arrestuan dy bashkës...
GREQI– Një shqiptar është lënduar rëndë teksa punonte në ishullin Santorini të Greqisë. Sipas raportimeve të mediave vendase, shqiptari dhe bashkëpunëtori...
TIRANË– Një mjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:44 dhe shkak dyshohet se mund ...