Aktualitet

VIDEO/ Arrestohet çifti i bashkëshortëve në Sarandë, do të trafikonin jashtë vendit 36 kg lëndë narkotike

7 Tetor 2021, 14:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Arrestohet çifti i bashkëshortëve në Sarandë,

SARANDË – Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme një çift bashkëshortësh nga Konispoli, Sarandë, pasi në makinën e tyre u gjetën dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve bashkëshortët u kishin premtuar se do i kalonin drejt vendeve të Bashkimit Europian në shkëmbim të një shumë të mirë parash.

Operacioni i koduar “Likojani” bëri të mundur arrestimin e L. F., 38 vjeç dhe bashkëshortes së tij Sh. F., 31 vjeçe, dhe pas një kontrolli të mëvonshëm në banesë policia gjeti armë dhe 35.6 kilogramë lëndë narkotike. Në banesën e çiftit, kanabisi ishte i ndarë në pako dhe gati për tu transportuar jashtë vendit, teksa ju gjetën gjithashtu mucione luftarake dhe një automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, me akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, në bashkëpunim, dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit si dhe armëmbajtje pa leje.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Likojani”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.Vihet në pranga një çift bashkëshortesh. Sekuestrohen 35.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Likojani”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. F., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe Sh. F., 31 vjeçe (bashkëshortë me njëri-tjetrin), të dy banues në Konispol, Sarandë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve, forcat e Policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Sh. F., e cila në bashkëpunim me shtetasin L. F., po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia arreston ciftin ne sarande policia e sarandes policia arreston ciftin ne sarande policia e sarandes

Sondazh

Poll