Aktualitet

VIDEO- Kapet ‘koka’ e një bande kriminale në Shkodër! 1 vit në kërkim, kush është Luverdo Kola, në momentin e ndalim

7 Tetor 2021, 13:39 Nga DOSJA
VIDEO- Kapet ‘koka’ e një bande kriminale në Shkodër!

SHKODËR– Luverdo Kola, 30 vjeç, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit të koduar “Alavana“, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, Gëzim (Gjin) Çakaj. Kola, cilësohet nga Policia si drejtuesi i grupit kriminal, i shpallur në kërkim për veprën penale “vrasje me dashje”.  Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar edhe 80 kilogramë cannabis sativa por gjithashtu me vete efektivët i kanë gjetur edhe një pistoletë dhe një krehër me fishekë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, 52-vjeçarit Gëzim (Gjin) Çakaj. Ky i fundit në vitin 2017, u arrestua në kuadër të operacionit “Early Spring”, gjatë të cilit Policia e Shkodrës sekuestroi 31.140 rrënjë kanabis, armatime, 9 automjete, 22 telefona celularë etj. Çakaj është ende në kërkim, pasi sipas vendimit të Apelit të Shkodrës më 24.09.2018, ai duhet të vuajë 4 vite heqje lirie.


Po për cilën ngjarje akuzohet Luverdo Kola?

Më 1 shtator të vitit të shkuar, Tonin Larushku u plagos me armë zjarri në lagjen ‘Skënderbeg’. I plagosuri Larushku dhe autori Luverdo Kola ishinpërplasur gjithë kohës me njëri-tjetrin. 30-vjeçari ka një lokal ndërsa përballë tij është një dyqan mishi që është i djalit të xhaxhait të të plagosurit. Një ditë para se të ndodhte plagosja, të dy ishin konfliktuar për vendparkimin e një makinë pranë lokalit të Kolës dhe më pas përplasja është agravuar dhe palët kanë përdorur dhunë fizike. Më pas çështja ka kaluar në përdorimin e armëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alavana“, për goditjen e veprimtarisë kriminale të fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga drejtuesi i grupit kriminal, person me rrezikshmëri shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shpallet në kërkim njëri prej pjesëtarëve të grupit kriminal, i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë momentit të kapjes nga Policia, drejtuesit të grupit kriminal i është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë që e mbante me vete. Po gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar edhe 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, forcat “Shqiponja” dhe ato Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet policore në lidhje me një grup kriminal që kryente organizimin, financimin, kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, bashkia Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alavana“.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim Luverdo Kola, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.09.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 01.09.2020, ky shtetas ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. L. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e njërit prej bashkëpunëtorëve, shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gezim (gjin) çakaj luverdo kola operacioni alavana policia e shkodres shkoder gezim (gjin) çakaj luverdo kola operacioni alavana policia e shkodres shkoder

Sondazh

Poll