Art&Argëtim

Kur yllit i dhurohet një yll, agjenti 007 tashmë pjesë e “Walk of Fame”

7 Tetor 2021, 14:22 Nga DOSJA
Kur yllit i dhurohet një yll, agjenti 007 tashmë pjesë e

HOLLYWOOD – Aktori Daniel Craig, shumë i njohur për publikun si agjenti 007, ka mbyllur premierën e filmit të tij të fundit, James Bond duke u bërë i famshmi i 2,704 që është nderuar me një yll në Walk of Fame, në Hollywood, Kaliforni.

Sipas BBC, ylli u zbulua jashtë bulevardit 7007 , për nder të kodit të famshëm 007 të spiunit britanik. Craig, i cili ka luajtur agjentin 007 që nga viti 2006, tha se ishte një absolutisht një nder të ishte pjesë e gjithë kësaj.  53-vjeçari u prezantua nga regjizorët e Bond, Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli, së bashku me kolegun e tij në shfaqjen e fundit të 007, No Time To Die, Rami Malek.

“Për Michael Wilson dhe Barbara Broccoli, ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime, pa ju nuk do të isha këtu sot. Faleminderit Rami për ato fjale të bukura që më ke thënë. Asnjëherë nuk kam menduar se do ta dëgjoja veten duke e thënë këtë, por është një nder absolut “të të shkelin sipër” në Hollywood“, tha Craig para se të zbulohej ylli i tij.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz daniel craig james bond walk of fame daniel craig james bond walk of fame

Sondazh

Poll