Art&Argëtim

“Të filmoje skena seksi me të ishte torturë”/ Jake Gyllenhaal flet për Jennifer Aniston

6 Tetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
“Të filmoje skena seksi me të ishte torturë”/ Jake

SHBA – Aktori i njohur amerikan, Jake Gyllenhaal  e ka përshkruar xhirimin e skenave seksuale me Jennifer Aniston si “torturë” ndërsa shpjegoi vështirësitë me të cilat përballen aktorët ndërsa përpiqen ta bëjnë një skenë të duket realiste. 

Gyllenhaal, i cili ka zbuluar më parë në intervista se kishte një “tërheqje” ndaj yllit të serialit “Friends”, foli për xhirimin e skenave seksuale të filmit “The Good Girl” ku kanë marrë pjesë.

“Xhirimi i skenave të seksit ishte torturë, vërtet që ishte. Por gjithashtu nuk ishte torturë. Dua të them, ishte si një përzierje e të dyjave. Çuditërisht, skenat e dashurisë janë të vështira, sepse ndoshta 30, 50 njerëz janë duke të parë? Kjo nuk më zgjon ndjesi seksuale,”-tha ai. Aktori gjithashtu e përshkroi procesin e xhirimit të skenave si “mekanik”.

Gyllenhaal zbuloi se skenat u filmuan duke përdorur diçka që ai i referohej si “teknika e jastëkut”.

“Teknika e jastëkut u përdor. Kjo ishte thjesht parandaluese dhe u përdor në përgjithësi kur në të vërtetë ishte e nevosjme në atë film. Ishte një sugjerim i Jennifer. Ajo ishte shumë e sjellshme, e sugjeroi atë para se të fillonim. Jennifer thoshte: Po vë një jastëk këtu”, ka përfunduar ai.

Dyshja luajtën së bashku në romancën e 2002 “The Good Girl” , duke luajtur dy të dashuruar që fillojnë një lidhje jashtëmartesore.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz jake gyllenhaal jennifer aniston jake gyllenhaal jennifer aniston

Sondazh

Poll