Art&Argëtim

Nobeli në Letërsi, romancieri Abdulrazak Gurnah triumfon në Stokholm

7 Tetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
Nobeli në Letërsi, romancieri Abdulrazak Gurnah triumfon në

STOKHOLM- Abdulrazak Gurnah, romancieri afrikan ka fituar Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2021. Juria e Nobel në Stokholm të Suedisë e ka argumentuar dhënien e Çmimit për Gurnah me arsyetimin se ka arritur të “depërtojë pa kompromis dhe me dhembshuri në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit midis kulturave dhe kontinenteve”. Romancieri nga Zanzibari është bërë laureati i ri i Nobelit në Letërsi duke u nderuar me Çmimin më të lartë në këtë fushë.

Kush është Gurnah? I lindur më 1948, edhe pse pak i njohur në Shqipëri, autori është me një famë që i ka kaluar kufijtë nëpër botë. I rritur në ishullin Zanzibar, Gurnah ka shkuar si refugjat në Angli në vitet ’60. Ai ka shkruar dhjetë romare dhe disa tregime. Komiteti i Nobel deklaroi se tema e trajtimit të çështjes së refugjatit përshkruhet gjerësisht në punën e tij.

BREAKING NEWS:
The 2021 #NobelPrize in Literature is awarded to the novelist Abdulrazak Gurnah “for his uncompromising and compassionate penetration of the effects of colonialism and the fate of the refugee in the gulf between cultures and continents.” pic.twitter.com/zw2LBQSJ4j

— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 7, 2021


(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture

Sondazh

Poll