Art&Argëtim

Këngëtarja e “Little Mix” flet hapur për depresionin, Nelson: Një javë pas overdozës duhet të xhiroja klipin

6 Tetor 2021, 14:47 Nga DOSJA
Këngëtarja e “Little Mix” flet hapur për depresionin,

SHBA– Jesy Nelson, pjesëtarja e grupit muzikor Little Mix, ka reflektuar mbi tentativën e saj për vetëvrasje. Mediat e huaja raportuan se ajo zbuloi që mamaja i ishte lutur të largohej nga grupi pasi u përpoq t’i jepte fund jetës së saj, në fillimet e karrierës me Little Mix. 30-vjeçarja foli për ‘Happy Place’ podcast, për problemet me shëndetin e saj mendor duke hedhur dritë mbi kritiat e shumta për dokumentarin e saj ‘Odd One Out’ të vitit 2019. Në dokumentar ajo tregoi për vite të tëra tallje e bullizmi që kur mori famë nga X Factor në vitin 2011, gjë që e çoi atë në marrjen e një overdozë vitin e shkuar pak para se të braktiste grupin për arsye se ndihej e zënë në kurth dhe e dëshperuar.

“Mbaj mend që pas overdozës, përfundova në spital dhe një javë më pas më duhej të xhiroja një video muzikore. Mamaja ime sigurisht që e mësoi këtë gjë dhe më tha “kaq ishte, nuk do e bësh më këtë”, sepse mamaja ime është nga ato nëna që nuk vendos asgjë para lumturisë time. Në atë kohë nuk dija cfarë të bëja sepse ishtë filimi I Little Mix,” tha ajo.

Jesy përloti shikuesit teksa foli për problemet e saj me depresionin. Për herë të parë ajo foli gjerësisht për talljet dhe bullizmin e përjetuar lidhur me pamjen dhe peshën e saj, të cilat e çuan të tentativë vetëvrasjeje.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz jesy nelson little mix jesy nelson little mix

Sondazh

Poll