Aktualitet

VIDEO- Ceremonia nis me Himnin e Flamurit! Ardi Veliu mban fjalën e fundit

7 Tetor 2021, 07:43 Nga DOSJA
VIDEO- Ceremonia nis me Himnin e Flamurit! Ardi Veliu mban fjalën e fundit

TIRANË– Ardi Veliu ka mbajtur fjalën e fundit si Drejtor i Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e organizuar për dorëzimin e detyrës tel pasardhësi i tij Gledis Nano, Veliu tha se ishte ndjerë i privilegjuar që të mbante këtë post për katër vite me radhë.

Ai tha se Policia e Shtetit është në një tjetër nivel, pavarësisht se sipas tij, njerëz që flasin për rritjen e kanabisit dhe ngarkesat e kapura prej efektivëve janë ‘qorruar’ e kërkojnë të hedhin baltë mbi ta.


Pjesë nga fjala e Veliut:

Ka qenë një detyrë shumë e rëndësishme dhe jam përpjekur të bëjë më të mirën. Në 35 vitet e mia, jam brumosur dhe edukuar t’i shërbejë vendit tim. Çdo ditë të detyrës time, jam mbështetur në tre shtylla kryesore që kanë qenë çdo ditë në vlerësimin tim si ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Falë kësaj pune, ju kolegë së bashku përballuam sfidat e tërmetit të 2019, nga fillimi në fund. Së bashku arritëm të menaxhonim qindra tubime, të cilat u shoqëruan me lëndime të 67 efektivëve. Jeni ju kolegë që sëbashku me mua arritëm të menaxhonim situatën e pandemisë. Jam krenar të dorëzoj detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Dua të falenderoj kryeministrin e vendit tim Edi Rama, tre ish-ministrat e brendshëm e atë aktual, dhe falenderimi kryesor është për ju të dashur kolegë. Policia e Shtetit është shumë herë më e mirë se dje, pavarësisht se të verbuarit nga 20-fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuar nga 1 ton kokainë e bllokuar nga ju të dashur kolegë, kërkojnë të hedhin baltë mbi djersën tuaj. Falënderoj bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët ma kanë bërë më të lehtë detyrën. Ju falenderoj pa masë për ndihmën që më keni dhënë dhe i uroj suksese drejtor Gledisit shumë fat.

LAJM KRYESOR: Gledis Nano betohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu mban fjalën e fundit

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu gledis nano drejtori i policise ardi veliu gledis nano drejtori i policise

Sondazh

Poll