Aktualitet

VIDEO- BETOHET Gledis Nano: Do ta mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit

7 Tetor 2021, 07:58 Nga DOSJA
VIDEO- BETOHET Gledis Nano: Do ta mbaj me nder flamurin e Policisë së

TIRANË– Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Teksa mbajti fjalën në ceremoninë e organizuar në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Nano tha se këtë profesion ai e kishte zgjedhur pasi ishte frymëzuar nga babai i tij, një ish-efektiv policie. Nano falenderoi kryeministrin Edi Rama, paraardhësin e tij dhe dha porosinë e parë për efektivët. Ai tha se të gjithë duhet të vijojnë punën pa u ndalur.


“Në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit, betohem. Besimi i detyrës së kryepolicit të shtetit më ngarkon me përgjegjësi. Ndaj gjej rastin së pari t’ju shpreh një falenderim të posaçmë ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit të vendit. Profesioni nuk ishte i zgjedhur si detyrë karriere por profesion i frymëzuar nga babai im, ish-efektiv i policisë së shtetit. Puna e lënë nga Ardi Veliu ka nevojë për tu çuar përpara. Do të bëjmë maksimumin për të arritur. Në të njëjtën kohë kërkoj prej tyre që të konsiderojnë organizatën tonë si një partner, bashkëpunimi me policinë sa vjen e forcohet më shumë. Ne synojmë një polici më të trajnuar, me kapacitete të shtuara, bazuar në meritokraci.

Në këto dy dekada në radhët e policisë nga pozicioni më i ulët në detyrat më të larta kam kuptuar që ky institucion është pjesë krysore e jetës sime që kërkon angazhim e përkushtim të lartë në cdo detyrë. Sfidat për policinë janë të shumëfishta. Puna e rezultatet pozitive të arritura nga paraardhëësi im kanë nevojë të çohen përpara. Qytetarët presin nga Policia e Shtetit standarte të tjera, reagime e sjellje në zgjidhjen e problemeve të tyre.  Kërkoj prej tyre ta konsiderojnë organizatën tonë si një partner. Roli i tyre është i pazëvendësushem në suksesin e punës sonë. Do jem inkurajues që bashkëpunimi qytetar polici sa të vijë edhe të intensifikohet. Prioritet i imi do jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjithë agjencitë ligj zbatuese në vend, partneret ndërkombëtar dhe misionet që asistojnë policinë shqiptare. Ne synojmë një polici më të trajnuar, me kapacitete të shtuar në fushën e dixhitalizimit, mirë menaxhim i cdo burimi njerëzor bazuar në meritokraci, që janë parakushtet për një hap cilësor që do e rendiste shpejt policinë shqiptare krah policive evropiane,”- tha Nano ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Gledis Nano betohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu mban fjalën e fundit

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu gledis nano drejtori i policise ardi veliu gledis nano drejtori i policise

Sondazh

Poll